VIDEO/ Tifozët tallen me Karimin, i përmendin Mozzik-un në ndeshje
Reperja kosovare, Loredana Zefi dhe futbollisti Karim Adeyemi bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë pak muaj më parë.
Kjo lidhje padyshim nuk ngeli pa u komentuar nga ndjekësit, kryesisht ato të reperit Mozzik, i cili ka qenë ish-bashkëshorti i artistes.
Shpesh në rrjet sociale, në komentet e postimeve të çiftit, ndjekësit përmendin emrin e këngëtarit.
Por mesa duket diçka e tillë ka ndodhur edhe në realitet.
Teksa Adeyemi po bënte nxehjen për ndeshjen e "Champions League", ku skuadra e tij "Borussia Dortmund" do të luante përball anglezëve të "Newcastle", disa tifozë shqiptar kanë thërritur emrin e Mozzik, të cilat janë injoruar nga futbollisti.
Kujtojmë që ishte vetë Mozzik që i hodhi "benzinë zjarrit", teksa pas bërjes publike të lidhjes nga Loredana dhe Adeyemi postoi një foto me fanellën e "Bayern Munich", rivalit të përjetshëm të "Dortmundit".
Gjithashtu ai bëri një tjetër gjest epik në një nga koncertet e tij, teksa fansat i treguan emrin e futbollistit në telefon.
@tafilbosi88 #loredana #mozzik #mozik #getinjo #dortmund #newcastle @???????????????????????????????? ???????????????? @Mozzik ♬ original sound - Tafil
