FOTO/ Pasi Salsano "e zhduku" në foto, Luizi e "ironizon" keq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2023, 16:02
Aktori i humorit, Salsano Rrapi, pak ditë më parë postoi në rrjetin social "Instagram", një foto ku shfaqeshin të gjithë pjesëmarrësit e filmit "Në kuadër të dashurisë".
Ajo që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve ishte se në foto nuk ishte protagonisti i filmit, Luiz Ejlli.
Duket se këngëtari nuk ia ka lënë mangët, duke komentuar në një postim ku shfaqej në premierën e filmit në Shkup.
"Kjo ishte hera e fundit që më lejojnë të flas për filmin. Kisha edhe një batutë perlë për një qeros por po e ruaj për ndonjë ditë me shi", shkroi ai.

