VIDEO/ Përplasje e ashpër mes Ganisë dhe Ledit: Ule dorën...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2023, 17:13
Mbrëmjen e së enjtes një debat i ashpër është zhvilluar në mes të Ledi Vokshit dhe Gani Gërmisë në shtëpinë e spektaklit televiziv "BBVK2".
E gjitha nisi për shkak të një fjale të Ledit në drejtim të Ganisë, përfshirë këtu kulturën e tij.
Në bazë të reagimit që bëri, kjo fjalë duket se ka prekur gazetarin.
Ai iu drejtua Vokshit se me këtë po e vë poshtë dhe po ofendon gjithë Kosovën.
"Je duke e nxjerrë krejt Kosovën keq.
A ke kulturë. A je duke e dëgjuar pyetjen, a keni kulturë?
Ik se nuk diskuton me mua, nuk ke nivel. Nuk lejoj asnjë shqiptarë me ta ofendojë. Ule dorën. Je mysafir këtu. Kulturën time nuk ta lejoj. Mos ma përmend kulturën", u shpreh ai.
