Pë*dhunimi i 26-vjeçares në Vlorë, Koçibellinj: Në Shqipëri gjërat asnjëherë nuk zbardhen dhe nuk mban kush përgjegjësi
Deputetja dhe psikologja, Orjola Pampuri dhe aktivistja Suela Koçibellinj ishin të ftuara në studion e lajmeve të Ora Neës ku folën për rastin e përdhunimit të 26 vjeçares në Vlorë që tronditi opinionin publik dhe për rastet e dhunës në shoqëri. Koçibellinj u shpreh se tranzicioni i gjatë i ka hyrë në hak edhe të rinjëve dhe se në Shqipëri gjërat asnjëherë nuk zbardhen deri në fund dhe askush nuk do të mbajë përgjegjësi.
"Tranzicioni i gjatë i ka hyrë shumë në hak edhe të rinjëve. Nuk është vetënm fenomeni që kemi vetëm 4 apo 5 persona që janë bërë bashkë, por këtu janë edhe gjithë faktorët e jashtëm që kanë cënuar rritjen e tyre dhe pastaj kanë krijuar këtë situatë ku jemi sot.
Nëse futen në lojë lëndët narkotike, truri nuk funksionon më si në një gjendje normale. Kështu që kemi 4 persona apo 5 të cilët zgjedhin që në momentin që konsumojnë lëndë narkotike për të humbur vetëdijen dhe këtë e bëjnë me dashje.
Pastaj kemi një vajazë e cila ndodhet në një situatë ose pre e 4 meshkujve pastaj përfundojnë 3 se ende nuk zbardhen sepse kjo më shqetëson në Shqipëri sepse gjërat asnjëherë nuk zbardhen deri në fund dhe askush nuk do të mbajë përgjegjësi", tha ndër të tjera Koçibellinj.
