Drogë drejt Greqisë, një i arrestuar në doganën e Kapshticës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2023, 11:23
Në pikën doganore të Kapshticës, mëngjesin e sotëm është kapur një sasi lënde narkotike.
Sipas informacioneve paraprake është arrestuar shtetasi R.T.
Në automjetin tip “Benz” me targa të huaja që drejtonte ky shtetas, janë gjetur 8 pako të mbështjella me kanabis.
I arrestuari u shoqërua për të dhënë deklarimet e tij.
Dyshohet se droga kishte destinacion Greqinë.