PAMJET/ Kujdes nga alkoolistët dhe të droguarit në timon! 9 të arrestuar në 1 javë në Tiranë, “Rrugorja” bën namin edhe me gjoba

Policia Rrugore e Tiranës thotë se gjatë kjavës që lamë pas ka arrestuar 9 drejtues automjetesh, të cilët janë konstatuar se po drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo drogës.

Po ashtu, rrugorja thotë se në 7 ditë ka vendosur 6675 gjoba.

Njoftimi i Policisë Rrugore

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore. Këto kontrolla synojnë evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në Tiranë.

Gjatë javës që lamë pas:

PAMJET/ Kujdes nga alkoolistët dhe të droguarit në timon! 9

???? Janë arrestuar 9 shtetas për:

   - Drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike;

   - Shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

???? Janë vënë 6675 masa administrative, disa prej të cilave janë:

   - 356 për shpejtësi mbi normat e lejuara;

   - 59 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

   - 6 për përdorim të xhamave të errësuar;

   - 62 për mosdhënie përparësi këmbësorëve në vijat e bardha;

   - 82 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;

   - 33 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;

   - 145 për parakalime të gabuara;

   - 5314 për parkime të gabuara.

???? Janë bllokuar 6 automjete për:

   - Detyrime të pashlyera;

   - Mungesë dokumentacioni;

   - Verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.