Kikia: Bie në sy një lloj nxitimi për të ekzekutuar vendime kur personat nuk konsiderohen ende të pandehur
Gazetari Mentor Kikia ishte i ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku u diskutua për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ku dhëndri i Sali Berishës, Malltezi është në burg ndërsa për ish-kyreministrin seanca do zhvillohet nesër. Kikia u shpreh se ajo që bie në sy është një lloj nxitimi për të ekzekutuar vendime në kushtet kur personat nuk konsiderohen ende të pandehur por janë persona nën getim.
"Është vështirë të nxjerrësh një konkluzion. Nëse kemi të bëjmë me një dosje të kopsitur apo është një ndërmarrje politike e organizuar nga prokuroria. Nga cfarë thuhet në dosje ato janë deduksione të cilat parimisht mund ti besosh që kryeministri ka orientuar vendime të caktuara qeverie, lëvizje të caktuara institucionale për të përshpejtuar një proces.
Padyshim që biem dakord që edhe dhëndri i kryeministrit apo edhe vetë kryeminsitri kushdo qoftë, nëse ka një pronë dhe nëse ka një lidh që e njeh rikthimin e kësaj prone do duhet ta marrë dhe nuk ka asnjë lloj problemi.
Por nëse rikthimi i kësaj prone është favorizuar me dekrete, vendime apo edhe ligje të posacme për ta përshpejtuar pikërisht tjetërsimin e kësaj prone dhe më pas rikthimin, padyshim që këtu kemi të bëjmë me shpërdorim të detyrës. Ajo që qartazi bie në sy është një lloj nxitimi për të ekzekutuar vendime në kushtet kur personat nuk konsiderohen ende të pandehur por janë persona nën hetim", tha ndër të tjera Kikia.
