Qyno: Prokuroria e cilëson auditimin e kompleksit Partizani në formë presioni

Gazetari Elton Qyno  ishte i ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku u diskutua për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ku dhëndri i Sali Berishës, Malltezi është në burg ndërsa për ish-kyreministrin seanca do zhvillohet nesër. Qyno u shpreh se Prokuroria e cilëson auditimin në formë presioni për shkak se është ushtruar presion tek një individ që refuzonte të dorëzonte pronën.

"SPAKU konsiston në faktin që është ngritur një grup pune me firmën e Gjergj Lezjaz, ish sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë që ka audituar pikërisht komandën mbështetëse ku ishte gjeneral komande Vladimir Qirjazi, i cili kishte refuzuar në mënyrë permanente që të firmoste dhe të dorëzonte kompleksin sportiv, pronë e ministrisë së Mbrojtjes në atë periudhë dhe e Shtabit të përgjitshëm tek privatët.

Në këto kushtye duke ngritur këtë auditim nga ana e kryeministrisë është cilësuar si një formë presioni për shkak se është gjetur me shkelje pikërisht ky gjeneral dhe në shtator të vitit 2009 është larguar ky individ dhe është vendosur gjeneral tjetër. Është shkarkuar sepse e gjetën me shkelje pikërisht dy inspektorët e vendosur nga Gjergj Lezja dhe të urdhëruar nga Berisha.

Dhe ky auditim është një auditim në formë presioni e cilëson Prokuroria për shkak se është ushtruar presion tek një individ që refuzonte të dorëzonte pronën", tha ndër të tjera Qyno.