Binjaku: Ja cilat kategori po kërkojnë të largohen nga Shqipëria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2023, 18:48
Sociologia Entela Binjaku ishte e ftuar këtë të martë në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai ku foli për arsyet se përse shqiptarët po largohen.
Në fjalën e saj Binjaku tregoi dhe 2 kategoritë që sot po largohen nga vendi.
Për të kategoria e parë është ajo që ka vështirësi ekonomike dhe e ka të pamundur ta përballojë jetesën dhe kategoria e dytë janë ato që duan një jetë më të mirë dhe kërkojnë për vetë një tjetër cilësi të jetës.
