Krimet në shkolla, Balla kërkon ndryshimin e Kodit Penal: 15 vite burg për drogën, 3 për “pilotët” në perimetrin e sigurisë
Krimet që do të bëhen në perimetrin e sigurisë në shkolla do të kenë dënime më të rënda. Ministri Taulant Balla ka paraqitur kërkesën për ndryshimin e kodit penal duke parashikuar edhe perimetrin e sigurisë në institucionet e arsimit. Trafikimi, shpërndarja dhe detyrimi për lëndë narkotike dhe armëmbajtja do të kenë masa më të rënda. Dënim deri në tre vite parashikohet edhe për drejtimin e gabuar të makinës
Pas operacionit tempulli me arrestimin e 296 personave, ministria e brendshme ka dorëzuar për miratim ndryshime të Kodit Penal.
Në draft përfshihet edhe koncepti i perimetrit të sigurisë pranë shkollave, ku krimet që do të konstatohen në të do të jenë edhe më të rënda.
Janë të paktën 9 raste në të cilat Taulant Balla propozon ashpërsimin e dënimeve që nisin nga një vit deri në 15 vite.
Sa i përket drogërave shitja brenda perimetrit të sigurisë do të dënohet nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vite, ndërsa përshtatja e lokaleve për lëndët narkotike do të ketë ndëshkim deri në 10 vite burgim.
Masë do të merret edhe pë rata që do të hedhin shiringa në këtë zonë per izolim në qeli nga 1 deri në tre vite.
Masa më e rëndë në këtë fushë do të jetë kur detyrohet një nxënës të konsumojë ose ti injektojnë drogën që parashikohet ndëshkimi në jo më pak se pesëmbëdhjete vite.
Sa i përket dhunës seksuale masa parashikohet nga pesë deri në dhjetë vjet, ndërsa pornografia deri në 15 vite.
Por në rast të konstatimit të trafikimit të nisur prej perimetrit të sigurisë dënimi shtohet me një të katërtën nga ai që parashikon kodi aktual.
Edhe drejtimi i parregullt i makinave në këtë zonë do të ndëshkohet me bugim, ashtu dhe mbajtja e armëve të ftohta.
JA DËNIMET NË PERIMETRIN E SIGURISË

Dhuna seksuale pesë deri në dhjetë vjet
Trafikimi shtohet një e katërta e dënimit
Mbajtja e armëve, tre deri në gjashtë vjet
Drogë në shkolla, shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet
Lokalet me drogë, pesë deri në dhjetë vjet
Shiringa pranë dhe në shkolla, një deri në tre vjet
Detyrimi për drogë, jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet
Drejtimi i parregullt i makinave, një vit deri në tre vjet
Pornografia në shkolla, shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet

