FOTO/ Një ndryshim drastik, Antonio Banderas nuk njihet më

Antonio Banderas ishte shumë larg imazhit të tij prej seks simboli në daljen e fundit publike në një event të organizuar në nder të tij në qytetin e vet të lindjes, Malaga të Spanjës.

Aktori, 63 vjeçar u shfaq me flokë më të gjata kaçurrela me një nuancë të dallueshme gri.

Antonio mbante një këmishë të thjeshtë pambuku krem, ​​të cilën e kombinoi me  një kryq argjendi rreth qafës.

Gjatë këtij viti aktori ka thënë se një atak në zemër gjashtë vjet më parë i ndryshoi jetën për mirë.

Ylli i kinematografisë e përshkroi përballjen me vdekjen si një "pikë kthese" nga e cila ai qe në gjendje të kuptonte se çfarë "ishte e rëndësishme" në jetën e tij.

"Kam pasur një atak në zemër gjashtë vjet më parë. Ndoshta ishte një nga gjërat më të mira që ka ndodhur në jetën time.

FOTO/ Një ndryshim drastik, Antonio Banderas nuk njihet më

Ishte si të vendosje syze dhe të shikoje se çfarë ishte e rëndësishme. U ktheva në Spanjë dhe fillova ta shikoja jetën time profesionale nga një këndvështrim tjetër.

Kështu që unë lidhem me të në një mënyrë personale. Mendoj se është një mesazh i bukur dhe mendoj se është bërë siç duhet. 

Që nga ataku im në zemër, jam duke kërkuar vetëm kënaqësinë e aktrimit.

Kjo është. Nuk më intereson asgjë tjetër. Për mua, jeta fillon kur dikush thotë: "Action"", u shpreh Antonio, i cili u dërgua me urgjencë në spital në vitin 2017 pas dhimbjeve në gjoks teksa bënte ushtrime fizike. 

FOTO/ Një ndryshim drastik, Antonio Banderas nuk njihet më