Më shumë se një dekadë, Linda Halimi tregon sa vite diferencë ka me burrin e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2023, 17:55
Banorja e spektaklit televiziv "BBVK2", Linda Halimi ka treguar ditën e hënë se burri i saj, i cili njihet si Big D, është 13 vjet më i vjetër se ajo.
Këngëtarja zbuloi për disa nga banorët se bashkëshorti i saj, me të cilin ka një vajzë, ka jetuar për shumë kohë në Kosovë ku edhe ka pasur disa lidhje me vajzat shqiptare.
Më pas ajo tha se e mendon shpesh të vijë në Kosovë për të ndërtuar një shtëpi, por jo edhe për të jetuar gjatë.

