“Vendim politik ndaj Berishës” Harxhi: Rama nuk do opozitë, por shqiptarët do të dalin në kryengritje

Në një intervistë për Ora News, Edith Harxhi u shpreh se Rama nuk do opozitë dhe kur jemi 1.5 vite larg nga zgjedhjet e përgjithshme ka vendosur që të merret një vendim i tillë politika ndaj kryetarit të opozitës.

Ajo tha se të gjitha këta janë skenarë ogurzi dhe do të kenë një kryengritje të fuqishme jo vetëm të popullit opozita, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Harxhi: Rama nuk do opozitë dhe kur jemi 1.5 vite larg nga zgjedhjet e përgjithshme ka vendosur që të merret një vendim i tillë politika ndaj kryetarit të opozitës, duke menduar se mund të shkatërrohet opozita. Të gjitha këta janë skenarë ogurzi dhe do të kenë një kryengritje të fuqishme jo vetëm të popullit opozita, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Gjithçka ka nisur me vendim e Bashës për të përjashtuar Berishës marrjen e logos dhe vulës me vendimi gjykate, përçarja e opozitë në kuvend dhe vjedhja e zgjedhjeve, janë në vazhdën e shkatërrimit të opozitës që është në përfitim të Ramës dhe oligarkisë ndërkombëtare. Në shumë vende të Evropës ka ndodhur ky shkatërrim i së djathtës.