Zbardhet dosja 200 faqe e SPAK për Berishën dhe Bektashin. Malltezi i mori fisit 3-5 për qind për punën e letrave që do bënte në shtet

“Ora News” ka sigurur dosjen e plotë të arrestimit të Jamarbër Malltezit dhe caktimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe biznesmenin Fatmir Bektashi.

Në materialin prej 200 faqe, jepen një tablo historike se çfarë ka ndodhur me pronën objekt hetimi dhe veprimet e kryera nga ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Bektashi.

Sipas dosjes Malltezi, ka fituar si trashëgimtar i pronarëve një sipërfaqe prej 140 metra katror. Por metrat filluan të shtohen kur Malltezi ka lidhur marëveshje me anëtarët e tjerë të fisit që ishin trashëgimtarë të tokës.

Për çdo marëveshje Malltezi ka kërkuar 3 deri në 5 për qind të sipërfaqes së tokës, që ata gëzonin. Këto marëvedhje për dhurimin e 5 përqind të metrave të pronës, detyrimisht zgjeruan dhe sipërfaqen e tokës për Malltezin.

Zbardhet dosja 200 faqe e SPAK për Berishën dhe Bektashin. Malltezi i