Mourinho: Roma vuajti shumë, por jam i lumtur për pikët

Roma fitoi 1-0 ndaj Monzës, në ndeshjen e Serie A. Skuadra e Mourinhos vuajti jo pak për 3 pikët, pasi goli i fitores erdhi vetëm në fund.

Pas takimit, në intervistë u shfaq tekniku i skuadrës nga kryeqyteti, Mourinho.

“Ata nuk e meritonin ta humbnin ndeshjen. Jam shumë i lumtur për tre pikët, e pashë ekipin në vështirësi teknike, vuajtëm fizikisht, me Paredes dhe lojtarë të tjerë.

Mundëm një ekip me lojtarë të mirë dhe një trajner të mire. Zhvilluam një lojë në nivel të ulët teknik, por me emocione të forta” – tha ai.