Kukësi rikthehet te fitorja me Laçin, Teuta përmbyt "nëndetsen" pas dy golave në disavantazh ndaj Dinamos

Kukësi rikthehet te fitorja në kampionat dhe atë e bën në sfidën ndaj Laçit, të cilën e fitoi me rezultatin 1-0 në javën e nëntë të Kategorisë Superiore.

“Verilindorët” rikthehen te fitorja, pasi një javë më parë u mundën nga Partizani, ndërsa “kurbinasit” nga ana tjetër pësojnë disfatë, pas dy fitoreve radhazi. 

Pas një harkimi nga Salami, Abdou realizoi me kokë në minutën e 64’ dhe realizoi golin e vetëm të këtij takimi.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0, me Kukësin që ngjitet në vend të tetë me dhjetë pikë, teksa Laçi renditet në vend të tretë me 13-të pikë.

E papritura ka ndodhur në "Elbasan Arena" ku Dinamo ka humbur përballë Teutës me bregdetarët që u gjendën në disavantazhin e dy golave por morën forcë dhe arritën fitoren me rezultatin 3 me 2.

Kukësi rikthehet te fitorja me Laçin, Teuta përmbyt

Kukësi rikthehet te fitorja me Laçin, Teuta përmbyt