Gol i anuluar dhe traversë, Leo Messi mbyll sezonin e rregullt në MLS në vendin e parafundit

Një gol i Calderón në minutën e trembëdhjetë dhe një pritje spektakolare e portierit kroat, Kristijan Kahlina, pas një goditjeje me kokë të ekuadorianit Leonardo Campana në minutën e 90-të vendosën duelin Charlotte – Inter Miami (1-0), në javën e fundit të sezonit të rregullt të MLS.

Charlotte ishte një nga pesë skuadrat që kishin ende një shans për të arritur në play off, por i nevojitej fitorja dhe disa rezultate negative nga Montreali dhe Chicago Fire.

Humbja e kanadezëve kundër Columbus Creë dhe Chicago Fire në fushën e Neë York City, me një gol të mrekullueshëm të argjentinasit Julián Fernández, i dha Charlotte biletën për raundin tjetër.

Inter Miami, i udhëhequr nga trajneri argjentinas Gerardo “Tata” Martino, e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parafundit, pasi fitoi vetëm 14 nga 34 ndeshjet e zhvilluara.

Messi, titullar pas më shumë se një muaji

Messi u rikthye në njëmbëdhjetëshen e parë për herë të parë që nga 20 shtatori, kur pësoi një dëmtim në një duel kundër Torontos, që bëri që ai të humbiste katër ndeshje, duke përfshirë finalen e Kupës së Shteteve të Bashkuara të humbur kundër Dynamo Houston.

Messi e nisi së bashku me Leonardo Campanan, por ndryshimi në objektiva ishte i dukshëm që në minutën e parë, me Charlotte të vendosur për të luftuar në çdo top në kërkim të një fitoreje për të shkuar në play-off kundër një Interi që luante vetëm për të respektuar kampionatin.

Impejimi i Charlotte u shpërblye në minutën e 13-të, kur Kerwin Calderón shënoi golin e katërt sezonal, pas asistit të dhënë nga Kamil Jozwiak.

Leo, një gol i anuluar dhe një traversë

Në momentet kur Messi ka topin, mbrojtja kundërshtare është gjithmonë në panik. Argjentinasi, pavarësisht se luajti me ritëm të ulët, bënte diferencën sa i përket cilësisë me futbollistët e tjerë.

“Pleshtit” iu anuluan një gol për pozicion jashtë loje në minutën e 49-të, si dhe goditi traversën në minutën e 62-të.

Inter Miami tani do të ketë një javë pushim, për ë nisur përgatitjet më 30 tetor për turneun e ekzibicionit që do të zhvillojë në Kinë.