VIDEO/ Çudia vjen nga kampionati çek, 14 gola në një ndeshje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2023, 09:19
14 gola në një ndeshje nuk jemi mësuar kurrë t’i shohim. Madje është e vështirë të gjesh edhe në librat e historisë një rezultat të tillë.
Në fakt, ka ndodhur këtë të shtunë në Çeki, në ndeshjen Zlin-Mlada Boleslav, e cila përfundoi 5-9 në favor të mysafirëve.
14 gola, që mbajnë firmën e 10 futbollistëve të ndryshëm në një pasdite plot emocione me përmbysje dhe ripërmbysje të vazhdueshme.
Një rekord, që me siguri do të qëndrojë për një kohë të gjatë i pathyeshëm.
