Manchester Cityt i falet dy golave të sulmit, dhe merr kryesimin

Manchester City ka fituar 2-1 në shtëpi me Brighton, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në kampionat.

Me këtë sukses, ekipi i Guardiolës kryeson momentalisht kampionatin me 21 pikë.

Alvarez zhbllokoi takimin që në minutën e shtatë, pas një asistii të Dokut. Haaland dyfishoi shifrat, pak më vonë.

Në pjesën e dytë, ekipi i De Zerbit u zgjua dhe u fut në lojë.

Gjithsesi, goli i Ansu Fatit në minutën e 73-të shkoi vetëm për statistikë, pasi nuk u ndryshua dot fati i takimit.

Në sfidat e tjera, Newcastle kaloi 4-0 Crystal Palace, ndërsa në paqe 2-2 u mbyll Nottingham-Luton.