Serie A/ "Shpëton" Salernitana, Inzaghi debuton me “X” në pankinë

Salernitana barazoi 2-2 në shtëpi kundër Cagliarit falë Boulaye Dia. Trajneri Filippo Inzaghi falenderon senegalezin dhe merr frymë i lehtësuar, pas këtij debutimi në pankinën e skuadrës nga Salerno.

Inzaghi mori frenat e Salernitanës vetëm pak ditë më parë, ndërkohë që vlen të theksohet fakti se nuk kishte shumë kohë për të përgatitur ndeshjen. Ekipi nga Sardegna kaloi në avantazh në minutën e 79-të falë gjuajtjes së Luvumbo-s, i asistuar nga Jankto, por barazimi erdhi shumë shpejt, nga Dia!

Loja u mbyll me këtë rezultat? Absolutisht jo. Në minutën e 88-të, Cagliari  riktheu epërsinë me një goditje me kokë të Viola-s që çoi peshë tifozët rossoblù. Në fundin e sfidës, një naivitet i mbrojtjes mike katranos gjithçka, me Dia që “tundi rrjetën” nga pika e bardhë e penalltisë.