Reali ndalet në barazim nga ekipi i Sergio Ramosit

Skuadra e Real Madrid ka marrë një barazim ditën e sotme në fushën e Seville. “Los blancos” u ndalën në barazimin 1-1.

Vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh falë një autogoli të mbrojtësit madrilen David Alaba.

Megjithatë vetëm 4 minuta më vona Reali arriti të gjente golin e barazimit me David Carvajal pas një asisti të Toni Kroos.

Ndeshja në momente të ndryshme ishte mjaft e nxehtë pasi pati edhe tensione mes lojtarëve ku protagonist ishte Sergio Ramos dhe braziliani i Realit, Vinicius.

Me këtë barazim skuadra e Ancelottit mbetet e para në renditje në kuotën e 25 pikëve, 3 më shumë se Girona e vendit të dytë dhe 4 më shumë se Barcelona.