Vizita e presidentit Begaj në Kalabri, gazetarja Kepi jep detaje: U diskutua për bashkëpunimin universitar
Gazetarja Alba Kepi në një intervistë për Ora News ka folur për vizitën e presidentit Bajram Begaj në Kalabri. Kepi dha detaje nga takimi i presidentit Begaj me Guvernatorin e rajonit të Kalabrisë, ku zbuloi gjithashtu edhe se për çfarë u diskutua mes tyre.
"Ka udhëtuar nga Tirana në aeroportin e rajonit të Kalabrisë. Është një linjë e re ajrore që është inaguruar këtë sezon vere. Këtë linjë ka zgjedhur për të udhëtuar edhe presidenti Bajram Begaj. Është pritur paraditen e sotmë nga Guvernatori i rajonit të Kalabrisë.
Mesazhi që kanë përcjellë në një takim institucional është pikërisëht se Italia dhe Shqipëria tashmë bëhen urë lidhëse përmes rajonit të Kalabrisë, përmes qytezave Arbëreshe të cilat përcjellin një tregues të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë. Është folur gjithashtu edhe për projektet e ardhshme jo vetëm në fushën tregtare dhe turistike, por sidomos në bashkëpunimin universitar", tha ndër të tjera Kepi.
