Protesta e studentëve, Bregu: Nisma u bë me nxitim, Ministria duhet të komunikojë me studentët

Pedagogu i gazetarisë, Zylyftar Bregu ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për protestën e studentëve të Filologjikut. Bregu u shpreh se protesta e studëntëve të mjekësisë është një problem që lidhet me nismën e qeverisë e cila është e nxituar dhe pa një komunikim të nevojshëm me publikun dhe studentët.

Bregu shtoi se edhe protesta e studentëve të Filologjikut në thelb ka të bëjë me mungesën e komunikimit të ministrisë së Arsimit dhe mungësën e qartësisë për udhëzimin dhe VKM-në për degët prioritare.

"Është një problem kompleks. Sepse tregon më së pari rrudhjen e popullsisë, uljen e lindshmërisë gjë që reflekohet në uljen e numrit të gjimnazistëve dhe studentëvë për tu rëgjistruar në vitet e para. Është një problem që lidhet me një nismë të qeverisë, e cila në dukje mund të jetë pozitive.

Por nisma është e nxituar, pa një komunikim të nevojshëm të nevojshëm qoftë me publikun qoftë me studentët. Është një nismë që nuk është bërë publike se cfarë studimi është bërë që qeveria arriti të bëjë këtë ligj.

Pavarësisht hapave paraprake edhe tani kur studentët kanë bërë këtë protestë këtë bojkot, qeveria ose aktorët në tërësi bën rolin e indeferentit, kur them qeveria kam parasysh ministrin e Arsimit, këshillin e Ministrave, Universitetin e Mjekësisë.

Të gjithë këta aktorë i kanë lënë studentët në rrugë të bëjnë atë që duan dhe askush nuk po e vë ujin në zjarr, madje edhe opozita u kujtua vonë.

Edhe protesta e disa studentëvë të degëve prioritare të Filologjikut, edhe kjo në thelb ka mungesën e komunikimit të ministrisë së Arsimit, mungesën e qartësisë për udhëzimin, VKM mbi mbështetjen financiare të atyre që do zgjedhin degët prioritare. E gjitha për mua lidhet me një lloj arrogance në sjellje në raport me studentët", tha ndër të tjera Bregu.