VIDEO/ Ledio "shpërthen" në lot: Më bullizojnë, më thonë se jam homoseksual
Një video po qarkullon në rrjet, ku shfaqet një nga konkurrentët e spektaklit televiziv "Përputhen", Ledio, duke "shpërthyer" në lot.
Ai ka pasur së fundmi një takim me Albën, e cila i ka vënë në pikëpyetje orjentimin seksual dhe studio është ndezur nga debatet dhe ironitë.
Duket se kjo situatë e ka prekur Ledion, teksa opinionistja e emisionit, Aulona i bënte shpesh pyetje dhe nga e shkuara e tij: "A ke pasur ndonjëherë dyshime për seksualitetin tënd?"
"Jo asnjëherë, më kanë sulmuar kot me pa të drejtë. Kam menduar se kam pasur shoqëri të vërtetë, por paskan qenë ujqër. Në momentet e mia të vështira nuk kam pasur asnjë", është përgjigjur Ledio.
Aulona ka insistuar të vazhdojë me pyetje, por është ndaluar nga moderatorja e emisionit, Megi Pojani, e cila më pas i ka ofruar Ledios një këshillim profesional, për të pasur një jetë më të thjeshtë.

