Vodhi një shumë parash në një banesë, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë
Një 27 vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë dhe ka vjedhur disa produkte ushqimore në një kopësht. Ndërsa një 43 vjeçar u kap nga policia pasi kishte thyer masën e sigurisë arrest në shtëpi.
Njoftimi i policisë Vlorë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin F. K., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së një shume parash, në banesën e një shtetaseje, në lagjen “4 Heronjtë”, dhe i vjedhjes së disa produkteve ushqimore në një kopsht dhe në një banesë, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi R. D., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 57 vjeç, pasi u konstatua duke kryer ndërtime pa leje, në banesën e tij, në fshatin Borsh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
