Rrokaj: Universitetet duhet të jenë kërkuese, vendi po braktiset nga pjesa më vitale

Ish-rektori i Universitetit të Tiraëns dhe përgjegjës i departamentit të gjuhësisë se Fakultetit të Filologjikut, Shezai Rrokaj ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora Neës ku foli për protestën e studentëve. Rrokaj u shpreh se studentët kanë të drejtë të protestojnë dhe se vendit po braktiset nga pjesa më vitale e ti.

"Studentët kanë të drejtën e tyre të protestojnë. Deri tani nuk jemi njohur me kërkesat e studentëve të fakultetit. Ka një rregull që kur protestohet ka një sërë kërkesash që i drejtohen autoriteteve. Unë nuk kam dijeni se cilat janë kërkesat e tyre, ku konsistojnë.

Në Finlandë pagat e mësuesve janë të dytat të rankuara në rang shtetëror, në Shqipëri nuk ndodh kjo. Ne shkojmë në një shpenzim prej 3.2% për  gjithë sistemin arsimor të prodhimit të brendshëm bruto.

Nëse Gjermania jep 5% të gjithë prodhimit të brendshëm bruto ne duhej të jepnim 5 % të prodhimit tonë bruto, madje ne duhet të japim më shumë se po na ikin. Universitetet duhet të jenë kërkuese. Kemi shumë probleme, po braktisemi nga pjesa më vitale e vendit.