"Mori mandatin me vota të blera" Kryetari i bashkisë Rrogozhinë, Memolla paraqitet në SPAK
Edison Memolla, kryetar i bashkisë Rrogozhinë është paraqitur në SPAK.
Burimet bëjnë me dije se ndaj tij ka një hetim për korrupsion në zgjedhje.
Memolla shoqërohej nga avokati, teksa po largohej nga dyert e prokurorisë.
I njëjti prokuror që ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Rrogozhinës, po heton edhe kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli.
Për Sulin e Memollën hetimet kanë nisur edhe mbi kallëzimet për pastrimin e qytetit dhe dëmshpërblimet për dëmet nga termeti.
Elvin Gokaj, prokuror i SPAK ka bërë thirrje për të dhënë dëshmi përveç Rrakip Sulit e Edison Memollës edhe për zyrtarë të bashkive respective.
Me nisjen e hetimeve, me urdhër të prokurorit janë sekuestruar disa dokumente, që kanë të bëjnë me veprimet apo mosveprimet e zyrtareve lidhur me procedurat për të cilat janë kallëzuar
