“Pushoni ju se do ju nxjerr jashtë fare”, Berisha me tone të ashpra “LIVE”: Ti Çuçi, pusho! Asaj (Felajt) i kanë marrë burrin peng se…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur që pas bllokimit të nisjes së seancës parlamentare në Kuvend nga deputetët e opozitës, të jetë pranë qytetarëve në një mënyrë tjetër.

Ai është përplasur me anëtarët e mazhorancës, duke u thënë të pushojnë sepse me britmat e tyre nuk mund të ndalojnë komunikimin e tij me qytetarët.

Ai iu drejtua kreut të grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, duke i thënë të pushojë dhe duke e pyetur nëse “merr vesh”.

Sakaq, ai u përplas edhe me zëvendës kryetaren e parlamentit Ermonela Felaj, të cilës i tha se është “turpi i Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës”, pasi ka futur 5 familjarë në Prokurorinë e Tiranës.

Berisha u shpreh se bashkëshorti i Felajt është marrë peng për shkak të “gjobave” që ajo ka vendosur gjatë detyrës si prokurore.

“Bërtisni sa të doni, por unë po komunikoj me qytetarët dhe me britmat tuaja nuk shuani dot zërin tonë. Nuk është parlamenti prokuroria e Tiranës, ti je turpi i Shqipërisë, turpi i Ballkanit, i Europës. Ke futur 5 familajrë në Prokurori”, iu drejtua ai Ermonela Felajt. Kjo ka patur burrin të marrë peng nga bandat se vendoste gjoba si prokurore”, u shpreh ai ndër të tjera.

Deklarata e Berishës: 

Deputetët e opozitës fillojnë sot qëndresën e tyre permanente sepse ky parlament është shndërruar në një institucion personal të Edi Ramës dhe Lindës së parlamentit, që e drejton këtë institucion në mënyrën më amorale, më të turpshme, më antikushtetuese, më antiligjore.

Unë ju rikujtoj ju se ne deputetët, që përfaqësojmë qytetarët shqiptarë që kanë votuar kundër kësaj qeverie, kemi dorëzuar në parlament gjatë këtyre dy viteve, në përputhje me mandatet tona, 31 ligje dhe rezoluta, të cilat Edi Rama me Lindën e tij, i mban në sirtar dhe nuk lejon që ato të vijnë të shqyrtohen, të diskutohen në parlament.

Së dyti, në emër tuaj, në emër të qytetarëve opozitarë, deputetët e opozitës në mënyrë të vazhdueshme kërkojnë në komisione paraqitjen e ministrave dhe ata me urdhër të Edi Ramës, refuzojnë të paraqiten duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Së treti, pas komisionit hetimor parlamentar të djegësave, në të cilën Edi Rama, ministrat e tij dhe një pjesë e madhe e nomenklaturës së krimit, dilte e implikuar, deputetëve të opozitës i është hequr e drejta e krijimit të komisioneve parlamentare.

Në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, janë kthyer gjer sot 5 nisma, 5 kërkesa për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare.

U refuzua kërkesa e komisionit hetimor parlamentar për McGonigal, një nga veprimtaritë më të shëmtuara, më kriminale, në të cilën Edi Rama, Dorian Duçka, Charles McGonigal dhe Agron Neza kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal.

Ata kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe janë vërsulur në manipulim dosjesh dhe shpifjesh për opozitën. Ata kanë instaluar në Shqipëri sistemin e gjobëvënies ndaj biznesmenëve të vendit, ndërkohë që McGonigal ishte në detyrë, shef i kundërzbulimit të FBI në SHBA.

McGonigal ka pranuar për dosjen shqiptare, të gjitha akuzat e ngritura nga juria e madhe dhe prokuroria e SHBA. Por në secilën prej atyre akuzave, bashkëfajtor me McGonigal është Edi Rama, Dorian Duçka, Agron Neza.

Berisha-Felajt: Delinkuente, ke pasur burrin peng nga bandat që i ke gjobitur! Sot nisim qëndresën për të mos u ndalur

Bërtisni sa të doni, por unë po komunikoj me qytetarët dhe me britmat tuaja nuk shuani dot kurrë zërin tonë.
Nuk është parlamenti, Prokuroria e Tiranës, ti je turpi i Shqipërisë, ti je turpi i Ballkanit, je turp i Europës.

Ti ke përdhosur institucionin duke futur pesë familjarë tu në prokurori. Ja, kjo që flet, kjo delinkuente që flet këtu, ka pasur burrin peng nga bandat se i kishte gjobitur kur ishte prokurore.

Kjo delinkuente që flet këtu ka katër familjarë të saj në Prokurorinë e Tiranës, kjo bën ligjin. Shko në Prokurorinë e Tiranës e shih katër Felaj. Nuk ka turp më të madh. Ka gojë me folë ajo. Po flasim këtu.

Qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, komisioni tjetër parlamentar që nuk u lejua është komisioni për Butrintin, vjedhja më e madhe që mund t’i bëhet këtij kombi.

Në Parkun Kombëtar, një mrekulli e vërtetë natyrore, arkitekturore, arkeologjike, vetëm e vetëm që Edi Rama me mafien dhe drogën e tij, ta mbulojë atë. Së treti, komisioni parlamentar për zbatimin e ligjit të konfliktit të interesit.

I shihni ju këta zotërinj, nga Edi Rama e poshtë, të gjithë janë lukunia e tenderave, e prokurimeve, janë lukunia e pangopur e vjedhjes së taksave tuaja. Prandaj nuk e lejojnë komisionin, sepse i kanë familjarët të pasuruar palë-palë me mundin, djersën dhe paratë tuaja.

Këta nuk lejojnë komisionin e hetimit të TIMS, operacionin më kriminal dixhital që ka njohur ndonjëherë Shqipëria. I kryesuar nga Taulant Bego Yaris, që ka kryer vetë 54 udhëtime me Edmond Begon, me pasaportën diplomatike të parlamentit, për t’i fshehur atij ngarkesat e drogës në mbarë Europën.

Komision tjetër parlamentar ishte komisioni i patronazhistëve. Qytetarët duhet ta dinë se sot nisim qëndresën tonë në këtë sallë, për t’u ndalur deri në triumfin e Kushtetutës, ligjit dhe votës së lirë të shqiptarëve.