Hoxha: Klasës politike shqiptare nuk i intereson futja e Shqipërisë në Bashkimin Europian

Gazetari, Poli Hoxha në një intervistë në Ora News foli për Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë. Hoxha u shpreh se klasës politike shqiptare nuk i intereson futja e Shqipërisë në BE.

"Gjëja tjetër në Samit ishte pjesë e një fasade e luajtur buku sic di Rama, sic ka bërë 10 vite. Kurse thelbi i samitit ishte deklarat e Von der Leyen që ju i keni dyert e hapura, dhe thelbi ishte bëni reforma dhe e keni derën e hapur. Vit pas viti i ka humbur vlera proceseve zgjedhore.

Reforma më e rëndësishmë pas asaj në drejtësi është ajo zgjedhore. Në thelb gjithë klasës politike nuk i intereson futja e Shqipërisë në BE. Të futesh në BE do të thotë të futesh në një kontroll të gjithëanshëm. Kjo nuk i ntereson një klase politike të korruptuar", tha ndër të tjera Hoxha.