Berisha me strukturat e Tiranës: Kupa po derdhet, të enjten nisim qëndresën nga parlamenti për të mos e ndalur më!

Nga selia e Partisë Demokratike, ku po zhvillonte një takim me strukturat e Tiranës ish-kryeministri Sali Berisha i njohu të pranishmit me vendimi e marrë së fundmi që beteja dhe përballja me mazhorancën dhe kryetarin e saj Edi Rama do të nisë nga parlamenti.

Berisha theksoi se kupa po derdhet, pasi Edi Rama me një seri vendimesh defakto politikisht bën të paqenë opozitën në parlament.

“Së pari dua të ju përshëndes ju, si drejtues të degëve të PD-së për Tiranën dhe të gjithë anëtarësinë dhe mbështetësit tanë, në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë.

Berisha me strukturat e Tiranës: Kupa po derdhet, të enjten nisim

Thirra këtë takim me ju, pasi PD dhe opozita hynë në një fazë të re. Të themi të vërtetën në një betejë të re, e cila imponohet nga kushtet dhe rrethana që nuk kanë ekzistuar ndonjëherë për opozitën shqiptare në 30 vite. Opozita, PD-ja kaloi në këto 2 vitet e fundit një nga periudhat më të vështira të ekzistencës së saj dhe të një force politike, ndonëse ajo mbart në vete sot të gjitha transformimet e mëdha të Shqipërisë në dekada.

Ajo dhe mbështetësit e saj përballen me një represion të gjithëanshëm të të drejtave të tyre ligjore, kushtetuese, me një agresion të vërtetë nga qeveria, që synon dhe ka synuar mos asgjësimin e saj tërësisht, ka synuar shndërrimin e saj në një force politike të pavlerë, apo në një fasadë të saj. Asgjë nga këto që them unë, nuk është se ju nuk i dini dhe qytetarët nuk i dinë. Por ka një moment që në gjuhën e thjeshtë të popullit thuhet, kupa po derdhet.

Berisha me strukturat e Tiranës: Kupa po derdhet, të enjten nisim

Pas mbijetesës tonë, nuk po bëj historikun e këtyre dy viteve, pas dhunimit masiv të zgjedhjeve, Edi Rama me një seri vendimesh defakto politikisht bën të paqenë opozitën në parlament. Pra, ne si përfaqësues të themi të atyre 600 mijë qytetarëve që me 14 maj, nuk po flas për 21 prillin, nuk votuan për qeverinë, por kundra saj, ne defakto në parlament shkojmë sot si kurrë në historinë e parlamentit, faktikisht në rrafshin politik të paqenë”, theksoi Berisha.

Në vijim Berisha u shpreh se çdo kërkesë nga deputetët demokratë për transparencë nga ministrat, merr një refuzim banditesk.

“Sot opozita e vërtetë hyn në parlament pasi asaj nuk i lejohet më asnjë Komision Hetimor Parlamentar, e drejtë kjo Kushtetuese e opozitës. Pas komisionit parlamentar të djegëseve, ne kemi dërguar deri tani edhe 4 kërkesa për komisione hetimor parlamentare. Që të gjitha më mënyrën më antikushtetuese janë bllokuar në parlament dhe hedhur poshtë si kërkesa.

Berisha me strukturat e Tiranës: Kupa po derdhet, të enjten nisim

Qëndrimet ndaj opozitës në parlament kanë arritur në atë shkallë sa çdo kërkesë për transperancë e deputetëve tanë ndaj ministrave, që është gjëja më normale për tu paraqitur në komisione dhe dhënë llogari, për çka ndodh, që të gjitha marrin një refuzim banditesk dhe dërgohen përfaqësues që nuk kanë asnjë tagër. Sepse nëse thirret ministrit, rregullorja e parlamentit dhe Kushtetuta parashikon ministrin, nuk parashikon as zv/ministrin as drejtorin, por kjo nuk ndodh më. Deputetët tanë nuk përfillen, por përkundrazi shpërfillen ndaj çdo gjëje”, tha ai.

Berisha u shpreh se sipas Ramës ne do të kemi bashkëkryetar në komisionin të reformës zgjedhore, atë që ai e ka blerë me lecka.

“Procesi i bashkimit të deputetëve, ne nuk e injorojmë, ishim të ndarë ç’është e vërteta, u përballe me një ndërhyrje brutale nga ana e qeverisë. Së pari përpjekja për të caktuar kryetarin e grupit parlamentar sigurisht ka gjetur pengun e vet, pengBashën dhe me të bën të gjitha skemat. Këto qëndrime janë shoqëruar nga përjashtimi i opozitës në tërësi, me ndonjë rast të veçantë, të rrallë, nga çdo lloj përfaqësimi, dhe përfaqësimi i qeverisë me ndonjë përjashtim nga të gjitha rastet, nga pseudo opozitar dhe përfaqësues të vet.

Në këtë proces qëndrimet armiqësore ndaj opozitës shqiptare, kulmuan me vendimin e Edi Ramës për ti caktuar opozitës bashkëkryetarin e saj në Komisionin Zgjedhor të parlamentit, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë në tërë historinë 32 vjeçare të parlamentit.

Berisha me strukturat e Tiranës: Kupa po derdhet, të enjten nisim

Pra 43 deputetë të PD-së vendosin që bashkëkryetari ynë në komision të jetë Oerd Bylykbashi, njeriu që me njohuritë më të thella në të drejtën elektorale, me një eksperiencë të gjatë në këtë komision, por edhe e vërteta është edhe në OSBE e institucione të tjera. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur dhe nuk mund të imagjinohet që bashkëkryetarin as pozita as opozita ti caktojnë njëri tjetrit.

Pasi u caktua bashkëkryetari i opozitës, parlamenti me urdhër të Edi Ramës, votoi në vend të Oerd Bylykbashit, Enkelejd Alibeajn. Pra sipas Edi Ramës ne do të kemi bashkëkryetar në komisionin të reformës zgjedhore, atë që do ai, të cilin e ka blerë me lecka dhe jo atë që propozojnë me firma 43 deputetë të opozitës.

Pra siç e shikoni, jemi në kushtet kur qeveria shkelmon dhe shpërfill votën e qindra mijërave qytetarëve që votuan kundër saj dhe nuk pranon të ketë një opozitë të vërtetë e cila ka një mbështetje dhe i përfaqëson ata në parlament. Këto janë zhvillime absolutisht jo të paparashikueshme”, u shpreh ai.

Në vijim, ish-kryeministri i njohu me vendimin se që nga e enjtja nis qëndresa nga parlamenti për të mos e ndalur më!

“Ua thashë që në fillim, asgjë të re nuk do them. Por problemi është se ne të gjitha këto i kemi përcjellë, sigurisht me dhimbje të madhe, por jo me reagimin e duhur.

Ne jemi sjellë, ta themi të vërtetën, si opozitë e topitur. Edi Rama është në pushtet, i bën të gjitha këto dhe mund të bëjë gjithçka tjetër, vetëm për shkak tonë.

Po! Sepse atë ligji nuk e lejon, sepse atë Kushtetuta nuk e lejon, sepse atë normat e qeverisjes të një vendi demokratik nuk e lejojnë kurrë.

Kurse ai, duke parë të gjitha këto, ai mori guximin, kaloi nga akti në akt dhe tha se këtyre ua caktoj, do kenë Enkelejdin se atë dua unë përfaqësues.

Koha e një qëndrimi të tillë të opozitës merr fund. Duhet t’i japim fund, miqtë e mi.Një opozitë që pranon të shtypet, e meriton shtypjen.

A mund të ishim ngritur më parë? Po, por proceset ishin të tilla, nuk mund t’i injorojmë. Se tani kanë dalë të qarta të gjitha operacionet që ai ka bërë me paratë e taksapaguesve shqiptarë kundër opozitës. Të gjitha kurthet ndërkombëtarë që ka organizuar kundër saj. Të gjitha proceset gjyqësore që ka organizuar kundër saj. Të gjitha dhunimet elektorale që ai ka bërë.

Dhe në këtë rast, unë dua t’u informoj ju dhe të gjithë demokratët se qëndresa do të fillojë nga parlamenti. 43 deputetët e PD nisin ditën e enjte, qëndresën e tyre në parlament.

Nuk ka më nënshtrime dhe poshtërime nga një horr, nga një kriminel, nga një njeri i cili nuk ka asnjë parim, nga një njeri që është i gatshëm të shesë dhe blejë gjithçka për pushtetin e tij.

Ndaj dhe ne do e nisim vetë betejën në parlament për të mos e ndalur më gjer në rivendosjen e të drejtës së votës së lirë të shqiptarëve. Nuk është betejë e lehtë, por është absolutisht e fitueshme”, u shpreh Berisha.