Bojkot i Kuvendit? Zbardhen diskutimet brenda grupit të PD-së: Të përshkallëzojmë aksioni, edhe letër koncelarive
Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura brenda mbledhjes së përbashkët të grupit të demokratëve, mbështetës të grupit të ish-kryeministrit Berisha dhe ata të grupit të Bardhit.
Helidon Bushati: Mendoj se duhet te bëhemi interesant politikisht, se ka humbur interesin i medias dhe publikut, ka humbur pak interesi tek aksionet tona politike. Unë besoj doktor se ne nuk duhet ta përjashtojmë edhe bojkotin, jo një bojkot pafund, po një bojkot me një kohe te caktuar dhe që ka qëllime të qarta politike. Nuk duhet te kemi kompleks bojkotin. Nuk duhet te jete instrumenti i pare, por pasi të ezaurojmë instrumentet e tjerë, pse jo edhe bojkot. Mund te jetë 1 javë, 2 javë, e përcaktojmë, por do te jetë bojkot që qytetaret shqiptare ta kuptojnë kush është opozita e vërtetë. Dhe po dolëm ne nga parlament aty do të mbesin disa deputete. (I referohet Bashës dhe deputeteve mbështetës te tij)
Berisha: Jam duke te te ndjekur me vemendje Bushat.
Helidon Bushati: Duhet ta nisim me shkalle, aksionin tonë. Nuk duhet te shkojmë direkt në veprime ekstreme. Duhet ta nisim me këtë që kemi nisur neper komisione, të kundërshtojmë dhe reagojmë. Pra duhet te shkojmë në ngritje. Nqs ata nuk reflektojnë, jam patjetër, sikundër tha Leskaj, se me nxiti, jo me inspiroj, thjesht nxitje, mund të shkojmë edhe tek greva e urisë. Pra nuk bie dakord me doktorin, që thotë që jam absolutisht kundër bojkotit. Pra ne të mos e kemi qellim në vetvete bojkotin, të mos e kemi të gjatë, por si akt mund ta bëjmë. Pra ky akt tregon se kush është edhe opozita e vërtetë.
Bujar leskaj; Duhet të thellojmë aksionin opozitar. Situata jonë është e vështirë. Kjo do te thotë se duhet te reagojmë saç duhet. Duhet te marrim hap pas hapi te gjitha mundësitë e reagimit, duke shkuar edhe deri ne ekstrem, ne greve urie, siç ka bere Pjeter Arbnori në vitin 199
Bardhi: Do të duhet të kemi një qëndrim. Mazhoranca po na bllokon çdo hapësirë institucionale. Kanë asgjësuar parlamentarzimin. Opozita nuk duhet të lejojë që të zhvillohet aktivitet normal parlamentar, përderisa mazhoranca do të vazhdoje te rrezoje kërkesat e opozitës për komisionet hetimore parlamentare, apo mospranimin e ndryshimit te anëtareve të komisionit te posaçëm te reformës zgjedhore. Kjo që po ndodh aktualisht s’ka ndodh kurrë me opozitën. Është asgjësuar çdo hapësirë. Praktikisht na kanë venë në kushtet kur ata vendosin gjithçka për ne. Do duhet te kemi një qëndrim të prerë. Unë pres nga ju propozime dhe duhet të dalim me një vendim se çfarë duhet të bëjmë
Berisha: Mendoj se ne duhet të bëjmë një letër, edhe publike, dhe tua shpërndajmë kancelarive, ndërkombëtare dhe t’i vëmë në dijeni se çfarë po ndodh në parlamentin shqiptar, së çfarë po ndodh me opozitën. Më pas duhet te mbledhim partitë aleate, ku mund te diskutojmë për situatën në fjalë dhe hapi i fundit është përplasja, në mënyrë që të mos lejojmë zhvillimin normal të seancave parlamentare, por t’i bllokojmë ato. Mendoj që bojkoti nuk është opsion si mekanizëm për t’u përdorur nga ana jonë, pra bojkoti i parlamentit. Nuk do të përdorim ato praktika që janë përdorur më parë, (I referohet djegies së mandateve, braktisja e zgjedhjeve) por do të përdorim çdo mjet demokratik që askush të mos marrë neper këmbë opozitën, siç ndodhi ne seancën e fundit parlamentare.
