Rama pret Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç: Mik i shquar i shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama priti sot Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç i cili po zhvillon vizitë zyrtare dyditore në Tiranë me ftesë të homologut shqiptar, Bajram Begaj.

“Kënaqësi të mikprisja sot Presidentin e Kroacisë, mikun e shquar të shqiptarëve dhe mikun tim të kahershëm, Zoran Milanović”, u shpreh Rama në rrjetet sociale ku publikoi momente nga takimi.

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç u prit me ceremoni zyrtare në Presidencë ndërsë më pas pati takim kokë më kokë me presidentin Begaj dhe delegacionet respektive.

Gjatë vizitës Milanoviç shoqërohet nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar.

Gjatë konferencës për mediet, Milanoviç dha mbështetjen e Kroacisë për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe gatishmërinë për të ndihmuar vendin tonë në përgatitjet për anëtarësim.