Vlogeri Noel Hoxha: Luiz Ejllin e kam idhull, është një shembull shumë i mirë

Vlogeri, Noel Hoxha në një intervistë për Ora News foli për pasionet e tij. Noeli tregoi se e ka idhull Luiz Ejllin dhe se daja i tij e ka shok Luizin.

"As vetë nuk e di si e bëra intervistën me Mateus Frrokun. Në kanalin në Youtube kam thuajse 2 vite që e kam hapur si kanal. Ka qenë ideja ime. Në youtube hedh video të përditshmëirë time.

Me Luiz Ejllin më lidh familja. Daja im e ka shok të mirë Luizin. Luizi është një figurë e njohur. Unë e kam idhull Luizin. Është një shembull shumë i mirë. Sa herë që e takoj Luizin është më emocionuese", tha ndër të tjera Hoxha.