'Drag Queen'-i i parë shqiptar/ Aleks Seitaj merr pjesë në konkursin italian, performaca e tij ngre publikun në këmbë (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2023, 12:52
Aktori shqiptar Aleks Seitaj ka marrë pjesë në një kompeticion italian "Drag Race". Seitaj në këtë garë mori pjesë me personazhin e tij, të shumë pëlqyer për publikun shqiptarë 'Vezirja' dhe e përshkroi vetën si 'Drag Queen'.
Në këtë konkurs, Seitaj zgjodhi të shkoj me një veshje me ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar të stampuar në një bluzë.
"Drag Race Italia" është një serial televiziv dhe konkurs italian i bazuar në serialin amerikan “RuPaul’s Drag Race”. Shfaqja paraqet një grup me “drag queen” teksa konkurrojnë për titullin “Superstar Next Drag i Italisë”, duke u bërë ambasadorë të MAC Cosmetics për një vit.
“Drag queen” quhet një interpretues që imiton një personazh femër me parodi dhe humor, me kostume dhe grim të ekzagjeruar.
@paramountplusit TOTALE! #Vezirja ???????? #DragRaceItalia è su Paramount+ #dietrolequinte #seriedavedere #rpdr #rpdrvideos #rpdrita #dragracecontent #nuoveuscite #paramountplus #fashiontok #cinematok ♬ suono originale - Paramount+ Italia