Alicia Keys fshin dhe sqaron postimin e fundit që "ngjalli" kritika në rrjet

Këngëtarja me famë botërore, Alicia Keys i është përgjigjur reagimit ndaj një postimi të fundit në rrjetet sociale, që disa e konsideruan të pandjeshëm në dritën e luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Në një postim të fshirë që atëherë, këngëtarja ka shpërndarë një foto të saj me një xhaketë jeshile dhe në mbishkrim ka shkruar:
"Çfarë do të bënit nëse nuk do të kishit frikë nga asgjë? Më thuaj të vërtetën tënde…

Keys u kritikua për përdorimin e fjalës "paragliding" duke qenë se terroristët e Hamasit përdorën paragliderë në sulmin e tyre të 7 tetorit në Izrael.

Disa u përpoqën gjithashtu ta lidhnin atë të veshur me të gjelbër, ngjyra e flamurit të Hamasit, si shenjë mbështetjeje për organizatën.

"Postimi që shpërndava ishte plotësisht i palidhur në asnjë mënyrë me humbjen e fundit shkatërruese të jetëve të pafajshme.

Zemra ime është thyer…. Unë lutem dhe qëndroj për paqen," tha këngëtarja.