Madonna thyen një nga rregullat kryesore të arenës ku mbajti koncertin, rrezikon të gjobitet

Mbretëresha e Pop-it, Madonna, rrezikon të përballet me një gjobë prej 300.000 paundësh pasi ka thyer një nga rregullat strikte të festivalit të saj, gjatë fundjavës.

Këngëtarja e hitit "Papa Don't Preach" është detyruar të ndërpresë koncertin e saj, mbrëmjen e së dielës, për shkaqe teknike.

Këngëtarja me famë botërore, ka performuar përgjatë 140 minutave, mbrëmjen e së shtunës teksa ka lançuar turneun e saj botëror "Celebration".

Mirëpo, të dielën, ajo nuk ka mundur të dalë në skenë deri në orën 9 të mbrëmjes, duke bërë kështu që koncerti të përfundonte në orën 23:00, pavarësisht paralajmërimeve të fansave se mund të humbisnin trenat e fundit.

Hitet e saj muzikore, si "Like a Virgin" dhe "Celebration" nuk u performuan nga artistja, duke lënë të pranishmit në koncert tepër të zhgënjyer.

Një përdorues i rrjeteve sociale ka shkruar: "Si guxon ajo që të mbajë një koncert aq të shkurtër në stadium?"

Rregullat e hartuara nga operatorët e arenës dhe transportit në Londër përfshijnë gjoba që fillojnë nga 10 mijë paund minuti.

Bashkia e "Greenwich" është shprehur se rregulli i tyre për zhvillimin e koncertit në orët e vona të mbrëmjes nuk është thyer. Një zëdhënës i bashkisë ka thënë: "Nuk kemi për qëllim të investigojmë."