Banorët e Thethit në protestë kundër aksionit të IMT-së: Kjo është pasuria e shqiptarëve, po bëhet krim…

Banorët e zonës së Thethit kanë dalë këtë të hënë në një protestë. Ato kanë bllokuar kalimin në Qafë-Thore. Kjo pasi ishin lajmëruar se fadromat e IMT do të zbarkojnë në këtë fshat për një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Banorët deklarojnë se ato kanë ndërtuar në pronat e të parëve dhe vetë shteti i ka lejuar të zhvillojnë zonën. Banorët kërkojnë të pajisen me çertifikatat e pronësisë, siç është premtuar ndër vite, por vetëm janë gënjyer.

Kujtojmë se dy ditë më parë, policia e Shkodrës arrestoi një 59-vjeçar në Theth, nën akuzën për kryerje të punimeve pa leje për përfitime nga turizmi.