Zonat e mbrojtura, Vorpsi: Klasifikimi nuk është bazuar mbi argumente shkencore
Eksperti i mjedisit dhe përfaqësues i PPNEAS-së, Zydjon Vorpsi ishte i ftuar në emisionin "Drejt" në Ora Neës" ku u diskutua për zonat e mbrojtura në Shqipëri. Vorpsi tha se klasifikimi i zonave të mbrotjura nuk është bërë mbi argumente shkencore.
"Kune Vaini është klasifikuar si park natyror. Rasti i Divjakë-Karavastasë që është një park kombëtar në afërsi 30 km në ajrore ne kemi peisazhin e mbrojtur Vjosën e Artës.
Nuk kanë të njëjtin status, pavarësisht se kanë të njëjtën fizionomi. Delta e lumit Vjosë dhe Delta e lumit Shkumbin nuk kanë të njëjtën status.
Klasifikimi gjatë rishikimit është bërë më shumë duke parë mbrapa interesat që janë ekonomik ose për zhvillimin infrastrukturor të zonave të caktuara.
Sesa është bërë duke marrë parasysh vlerat ekologjike dhe vlerat e ekosistemit.
Lumi është park kombëtar dhe Delta jo. Kjo tregon se nuk është përdorur një standart i mirëfilltë, nuk është bazuar mbi argumente shkencore ky klasifikim", tha ndër të tjera Vorpsi.


