Parku Ekologjik i Durrësit në finalen e çmimit botëror të arkitekturës, Rama i jep jehonë lajmit

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ndau lajmin se Parku Ekologjik i Durrësit është nominuar për çmimin më prestigjioz të arkitekturës Mies van Der Rohe.

Sipas Ramës ky është një sukses i vizionit të Rilindjes Urbane dhe pasionit të qeverisë për ta ngjitur Shqipërinë në një majë të re.

Parku Ekologjik i Durrësit, dikur ka qenë një vendgrumbullim plehrash, për të cilën Rama shprehet se ka qenë një gangrenë urbane. Ajo shërbente vetëm për ta turpëruar Shqipërinë në mediat e botës. Tashmë është shndërruar në flamur të inovacionit ekologjik dhe arkitekturor.