Studiuesi mjedisor, Bashmili: Delta mungoi si pjesë e Parkut Kombëtar, kur Vjosa u draftua për të qenë zonë e mbrojtur

Studiuesi mjedisor dhe përfaqësues i shoqatës Ornitologjike shqiptare, Kristi Bashmili ishte i ftuar në emisionin "Drejt" në Ora News ku u diskutua për zonat e mbrojtura në Shqipëri.

Bashmili u shpreh se Delta ka munguar si pjesë e parkut kombëtar kur Vjosa është draftuar për të qenë zonë e mbrojtur.

"Shpallja e zonës së mbrojtur fillon nga një vlerësim. Bëhet një vlerësim të llojeve të speciave apo habitateve që i jep pastaj eksperëtëve të vendosin për statusin që i takon.

Vjosa është shpallur park kombëtar për speciet dhe për larminë e habitateve që mbart përgjatë lumit por edhe në Deltë. Kur është draftuar për të qenë zonë e mbrojtur, Delta ka munguar si pjesë e parkut kombëtar.

Ka munguar duke ndërprerë mes për mes një tjetër zonë të mbrojtur sic është Nartë-Pishporo që është një kategori më poshtë se Parku Kombëtar. Vjosa duhej të ishte me patjetër me gjithë Deltën", tha ndër të tjera Bashmili.