Në kërkim të një dritë shprese, çifti që jeton në një magazinë pa dyer e dritare në periferi të Tiranës apelon për ndihmë
Një çift të moshuarish në periferi të kryeqytetit apelojnë për ndihmë. Streha e tyre, një magazinë e vjetër , pa dyer e dritare tyre, është një tregues i tregues i qartë i kushteve të vështira ku ata jetojnë.
Dilaveri dhe Violeta Melani jetojnë në këtë ndërtesë në periferi të qytetit...
Kjo ndërtesë pa dyer e dritare është streha e tyre e vetme.
“S’kam pasur jetë gjithë jetën.”
Një jetë plot vështirësi dhe sfida.
“Me këto mbeturina që mbledh nuk mund ta kaloj jetën.”
Shpresa për një të ardhme të mirë është gjithmonë, por mundësitë janë të pakta.
Katërputroshët janë miqtë e tyre të besueshëm ku kalojnë ditët e tyre të vështira ku pavarësisht kushteve të vështira kujdesen që edhe ata të ushqehen.
Ushqimi i gjetur në koshat e mbeturinave është e vetmja mënyrë për të mbijetuar.
“Ka që edhin miell dhe makarona të hapura dhe i ha. Mirë që nuk jemi helmuar me skadencën.”
E zonja e shtëpisë tregon se është me ilaçe dhe se jetesa për të është tejet e vështirë.
“Po bën hyzmet ama shumë vuajtje.”
Thirrja për ndihmë duket qartë në sytë e kryefamiljarit dhe zonjës së tij.
“Tani jam shumë i vjetër dhe kush do që mundet të vendosë dorën në zemër dhe të mos vuaj tani në pleqëri. Kam nevojë vetëm për një dhomë dhe të mos lahem me kanoçe.
Teksa largohemi, lutja e tyre për të mos i harruar dhe për t’ju gjendur pranë na ndjek.
“Të lutem mos më harro!”
