Muzikë, këngë dhe ushqime, mbahet për herë të 29-të “Oda Dibrane” në Peshkopi
Në Peshkopi është mbajtur për herë të 29 oda dibrane, një festival folklorik që bëri bashkë 11 grupe nga e gjithë hapësira mbarëshqiptare. Ndërkohë atje u mbajt edhe panairi i të vjelave ku banorët promovuan ushqimet e tyre bio.
Me veshje popullore, me këngë e valle tradicionale rrugët e Peshkopisë u kthyen në një festë të vërtetë!
Për të 29 vit me radhë “Oda dibrane” mblodhi atje bashke artistët te ardhur nga të gjitha trevat shqipfolëse duke ruajtur, pasuruar dhe promovuar njëkohësisht trashëgiminë kulturore-artistike mbarëkombëtare.
11 grupe pjesëmarrëse nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, sollën elementë unik të folklorit të krahinave nga ata vinin.
“Nuk është vetëm oda e bujarisë, mençurisë dhe mikpritjes, por është edhe e muzikës, folklorit dhe alegorisë.”
Teksa rrugët ishin pushtuar me këngë e valle, banorët vendas po organizonin edhe panairin e prodhimeve bujqësore!
Të ardhur nga të gjithë fshatrat ata promovuan ushqimet bio të zonës.
“Lulet qenë përsëmbari dhe kapi i thati shumë shpejt. Me tregun nuk jemi mirë.”
“Mangët është sepse kishte shi në pranverë. Tregu është i vështire.”
“tregu i dobët ngelet. Zgjidhja si gjithmonë.”
Investimet në infrastrukturë dhe mbështetja e bujqësisë ishin kërkesat kryesore të prodhuesve dibranë.
