Netanyahu viziton për herë të parë zonën kufitare që nga masakra e Hamasit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vizituar zonën kufitare pranë Gazës për herë të parë që kur sulmuesit e Hamasit shkelën mbrojtjen izraelite dhe masakruan komunitetet.

“Netanyahu vizitoi kibutzimet e Be’eri dhe Kfar Aza për të parë shtëpitë e shkatërruara pas masakrës se tmerrshme, fundjavën e kaluar”, tha zyra e tij.

“Gjatë një takimi me ushtarët e dislokuar në zonë, ai pyeti nëse ata ishin gati për fazën tjetër”, sipas raporteve të medias izraelite.

Izraeli po i afrohet një pushtimi tokësor të Rripit të Gazës, një javë pasi grupi islamist Hamas tmerruan botën me masakrën e tyre të izraelitëve që jetonin në komunitetet kufitare.