Bashkë për vlerat kombëtare, Këshilli bashkiak i Shkodrës dhe ai i Gjakovës në takim të përbashkët

Shkodra mblodhi në një sallë anëtarët e këshillit të saj bashkiak dhe të Gjakovës. Vizita dhe diskutimet e përbashkëta u konsideruan si një impuls i fortë i marrëdhënieve të dy qyteteve.

"Dy qytete që jo vetëm nuk kanë kultura të ndryshme, por kanë që shumë gjëra të përbashkëta me një miqësi dhe lidhje shumë të vjetër.

Ato që na kanë lidhur shekuj me rradhë, flasin shumë për këtë miqësi. Ne kemi histori të përbashkët", tha kryetari i Këshillit Bashkiak Shkodër, Luli.

Arbnesha Kuqi përfaqësuesja e gjakovarëve , theksoi se për ruajtjen e vlerave të dy këshillat kanë detyrime kombëtare dhe përgjegjësi historike.

"Sepse kemi një trung shqiptarie që në të gjitha situatat duhet të reagojmë një. Shkodra dhe Gjakova motrat e pandara", tha kryetarja e Kuvendit të Komunës Gjakovë, Kuqi.

Ky takim vinte në kuadër të 1 vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes së binjakëzimit mes Bashkisë Shkodër dhe Komunës së Gjakovës.