"Berlini" mbahet në Tiranë, Nesho: Është ngjarje e madhe për Shqipërinë, Macron kërkon të ketë rol në politikën e Ballkanit

Nënkryetari i Partis së Lirisë, Agim Nesho në një intervistë për Ora News foli për procesin e Berlinit që do mbahet në Tiranë.

Diplomati dhe ish-ambasadori i ShqipërisëNesho u shpreh se Procesi i Berlinit është një ngjarje e madhe për Shqipërinë.

"Porcesi i Berlinit është procesi më i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE. Procesi i Berlinit është një ngjarje e madhe për Shqipërinë. Duhet të përkrahim procesin e Berlinit. Problematika në Ballkan është e madhe.

Qënia në europën e bashkuar do të thotë transparencë. Situata në rajon është jo e mirë. Pushteti i Vuçiç është i varur nga Rusia.", tha ndër të tjera Nesho.

Për tensionet në Kosovë, Nesho tha se Kosova si aneks i Serbisë është realitet që ekziston vetëm në mendjen e nacionalistëve serbë.

Po ashtu ai komentoi dhe zhvillimet që do të Samiti i së hënës i Procesit të Berlinit që mbahet për herë në një vend jo të BE-së.

"Rama takon të hënën kryeministrin e Greqisë Mitsotaqis, por ky për publikun mund të duket si akt i madh, por për dy aktorët në fjalë që e krijojnë ngërçin është e zakonshme

Rama do ta gjeje menyren per ta ndrequr ngercin diplomatik qe e krijoi vete

Vizita e presidentit francez në Tiranë është historike, por nga ana tjetër presidenti Macron e ka treguar prej kohësh ambicien se kërkon të ketë rol në politikën e Ballkanit", theksoi Nesho