"Miley është mosmirënjohëse"/ Çfarë ka ndodhur mes motrave Cyrus?

Motra e Miley Cyrus, Noah e ka etiketuar atë si  "mosmirënjohëse" në seksionin e komenteve të një interviste që është rishfaqur në platformën "TikTok". Por nga nisi e gjitha kjo?

"Mosrespektimi në këtë video…", ka shkruar këngëtarja 23-vjeçare në disa screenshot që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një intervistë ku Miley bisedonte me Joe Rogan për vëllezërit e motrën e saj në "The Joe Rogan Experience" në shtator 2020.

Këngëtarja e "Midnight Sky", tha  se motra e saj më e vogël dëshiron një jetë në qendër të vëmendjes. "Ajo u rrit me yllin "Hannah Montana". Kjo është ajo që është," u përgjigj Miley.

Rogan sugjeroi që ndoshta Noah duhet "të shkojë te mjeku", për të cilën Miley u përgjigj: "Ajo shkon. Të gjithë shkojmë te doktori. Por ajo është vetëm 20 vjeç, kështu që unë shqetësohem për të," përfundoi ajo.

Ndjekësit thonë se komenti i Noah ishte i lidhur me grindjen rreth divorcit të prindërve të tyre Billy Ray Cyrus dhe Tish Cyrus.