Në "dramat" e fundit të Dafinës, futet edhe Tayna me komentin e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2023, 08:35
"Sherrit" virtual mes Melindës, Dafinës dhe Sarës sapo iu bashkua dhe Tayna.
"Shumë drama të panevojshme, si nuk po përtojnë", ka shkruar Tayna në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ndjekësit e tyre e kanë lidhur direkt me kunjat e Melindës ndaj Dafinës.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Melinda iu drejtua Dafinës me fjalët "ti veç feministe nuk je", në një postim të fundit të këngëtares që falënderonte fansat që ishin shumica vajza në koncertet e saj.
Taynës duket se i ka "ardhur në majë të hundës" me dramat mes vajzave, teksa i quan ato të panevojshme.

