"U përplas" me Getinjon, Vivien nuk ndihet mirë

Vivien Thano, e njohur i ish-i i reperit kosovar, Getinjo, bëri "lëmsh" rrjetin disa ditë më parë, kur deklaroi se një nga arsyet përse ajo i dha fund lidhjes, ishte pasi ky i fundit ishte i varur nga kumari dhe bixhozi.

Getinjo e pranoi varësinë e tij, por megjithatë bëri me dije se kjo nuk ka qenë arsyeja e vërtetë e ndarjes.

Admiruesit e reperit kanë ofenduar Vivien dhe pikërisht për këtë arsye, Getinjo ka kërkuar nga të gjithë që të mos e komentojnë më ish-lidhjen e tij dhe mbi të gjitha, të "lenë rehat" personin që ka qenë në marrëdhënie me të.

Në një postim të fundit, Vivien ka reaguar sërish ku duket në gjendje jo të mirë emocionale. Ajo shkruan: "O zot ndihem e turpëruar! Ç’dreqin po bën?!"

"U përplas" me Getinjon, Vivien nuk ndihet mirë