Luizi poston VIDEON e rrallë, duke i kënduar një fëmijë serenatë korçare

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, është tepër aktiv në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e tij.

Të premten në mëngjes, ai ka treguar se është në Korçë, qyteti ku ai ka kaluar shumë kohë për shkak të xhirimeve të filmit "Në kuadër të dashurisë".

Në një video të postuar, ai është shfaqur me një fëmijë të vogël në krahë, duke i kënduar këngën "Ç'ishte vallë ajo".

"Kam gjetur këtë çapaçulin e vogël në Korçë, shikojeni sa i mirë është", ka thënë ai pasi i këndoi.