Rikthehet në ekran, ja në çfarë emisioni do ta shohim së shpejti Arilena Arën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2023, 13:23
Këngëtarja shqiptare, Arilena Ara, e njohur si fituesja e edicionit të dytë të spektaklit "X Factor Albania", është shumë e dashur për publikun shqiptar.
Së fundmi është lajmëruar se së shpejti pritet që ky konkurs të rinisë, dhe deri më tani aludohet që pjesë e jurisë do të jetë gjithashtu dhe artistja e lartpërmendur.
Ajo ka ripostuar në rrjetin social "Instagram" promon e emisionit, duke ngritur edhe më tepër dyshimet se do të jetë pjesë e saj.

